Lum Ilir Shaqiri për gruan që ka! Del surpriza që i kishte përgatitur në Itali

Koha leximit:53 Second

Pasi festoi në Shqipëri për fitoren e Big Brother, për Ilirin ka festë surprizëedhe në Itali. Ishte bashkëshortja Emanuela ajo e cila kishte organizuar gjithçka me personazhe të njohur pa dijeninë e tij.

Këtë e ka zbuluar balerini i njohur me disa postime në Instagram.. Ai ka ndarë me ndjekësit e tij disa video ku shfaqet duke takuar miqtë e tij, duke kërcyer me gruan dhe më pas me vajzën, Emili.

Ndërkohë të ftuar ishin disa figura të njohura të Italisë, si artisti dhe koreografi Zinna Piero, sportistja Roberta Sodero apo edhe Kiko Nalli artisti që kuron imazhin e VIP-ave italianë.

Në festë ishte edhe balerini Andrea Evangelista, gazetari i njohur Andrea Iannuzzi ndërsa Giada Nobile ishte këngëtarja e festës.

Ilir Shaqiri ka njoftuar se do të martohet në muajin qershor. Lajmin e ka dhënë vetë Iliri i ftuar nga Edi Manushi në emisionin e së dielës në Top Channel.

Balerini u shpreh se ka zhvilluar një ceremoni me bashkëshorten në kishë, por dasmë të vërtetë shqiptare nuk ka bërë akoma dhe i ka ngelur peng.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %