Madona i del kundër Putinit, presidenti i Ukrainës fillon ta pëlqejë në Instagram

Koha leximit:56 Second

Ylli botëror i muzikës, Madonna, ka reaguar për ngjarjet që po ndodhin aktualisht në Ukrainë prej rreth një jave. Ajo ka reaguar ashpër kundër agre.sionit rus mbi Ukrainë, raporton Daily Mail.

Përmes një postimi në Instagram, Madonna ka ndarë një video ku është e vendosur bashkë me një remix të këngës së saj të vitit 200, duke publikuar një video montazh 30 sekondash të krizës në Ukrainë.

“Pushtimi i kotë dhe lakmia e Rusisë në Ukrainë duhet të ndalet. Putin ka shkelur çdo marrëveshje për të drejtat e njeriut në ekzistencë. Putini nuk ka të drejtë të përpiqet të fshijë ekzistencën e Ukrainës”, ka shkruar këngëtarja në video.

Madonna e ka titulluar videon e saj me një mbështetje absolute për ukrainasit: “Ne ju mbështesim, President Zelensky! Ne lutemi për ju dhe vendin tuaj”.

Mesa duket, pas këtij veprimi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka filluar ta ndjekë këngëtaren në Instagram. Gjithashtu edhe ajo e ka bërë veprimin e njejtë.

Kujtojmë se presidenti ukrainas ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve në mbarë botën me veprimet, gjestet, vendimet dhe videot e tij, të shpënrdara pafund në rrjetet sociale.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %