“Mashkulli im e do zinxhirin tim”, Einxhel po na befason dita-ditës

Koha leximit:58 Second

Moderatorja inxhel Shkira dhe DJ Dagz po shijojnë romancën që nisi në shtëpinë e Big Brother VIP. Ata u takuan gjatë kohës kur ishin banorë të shtëpisë së famshme, ndërsa edhe pas përfundimit të spektaklit duket se lidhja e tyre është e fortë.

Është Einxhel ajo që qëndron pranë partnerit të saj. Ajo këmbëngul edhe kur ai është i angazhuar me koncerte në klube të ndryshme të natës në Shqipëri apo Kosovë.

Kështu ndodhi edhe mbrëmë, kur të dy zbuluan përmes postimeve në Instagram se po kalojnë një tjetër natë argëtuese në shoqëri të njëri-tjetrit dhe miqve të ngushtë.

Ajo që mori vëmendjen ishte një detaj i moderatores, e cila në qafë mbante një aksesor ngjyrë ari në të cilin shkruhej me shkronja të mëdha “DAGZ”.

“Mashkulli im e do zinxhirin tim”, ka shkuar Einxhel në mbishkrimin e një Story, ndërsa nuk munguan edhe të tjera ku shihej në krahët e DJ nga Kosova.

Ndërkohë, kujtojmë që përveç Einxhelit dhe Dagz, në BB VIP u krijuan edhe dy çifte të tjera, Sarah Berisha dhe DJ PM, Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj. Këta të fundit i dhanë fund lidhjes 24 orë pas finales.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %