“Mbillni grurë”, Ministrja e Bujqësisë u kërkon ndihmë fermerëve shqiptarë

Koha leximit:1 Minute, 27 Second

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, ka takuar fermerë të prodhimit të grurit në Katundin e Ri, Durrës, të cilët folën për prodhimin dhe pritshmëritë e shitjes.

Ministrja pohoi se bujqësia po përballet me sfida të mëdha për shkak të rritjes së kostove. Takimi u mbajt në një fermë të një shoqërie të bashkimit bujqësor që prodhon grurë në më shumë se 90 hektarë, ku 15 fermerë prodhojnë secili në tokat e veta dhe e shesin produktin së bashku. Ky model është orientuar për zbatim nga Ministria e Bujqësisë në Skemën Kombëtare edhe për fermerë të tjerë, për t‘i fuqizuar ata.

“Jemi në periudhën e aplikimeve të Skemës Kombëtare. Ju keni përfituar nga skema e naftës vitin e kaluar, uroj të keni aplikuar përsëri dhe të keni orientuar edhe fermerët e tjerë për ta bërë këtë. Më vjen shumë mirë që të mund të vijmë në ndihmë sadopak me uljen e kostove të prodhimit të një kulture që tashmë është më e rëndësishme se kurrë”.

“Ne jemi importues për një pjese te nevojave tona te grurit. Aktualisht nga Rusia nuk mund të importojmë më. Unë kam takuar përpunuesit e grurit në vend për të kuptuar a do të kemi problematika dhe ata më kanë siguruar se në rast problematikisht kanë çdo mundësi për t’u orientuar në tregje të reja”.

“Kjo sigurisht është një mundësi për prodhuesit vendorë që të fokusohen te gruri, kështu që përpunuesit të mund të marrin grurin, elbin dhe misrin e prodhuar në vend, që tashmë vjen me një cilësi gjithnjë e më të mirë”, u shpreh Krifca.

Ministrja Krifca tha se do të hartojë politika mbështetëse për fermerët në mënyrë që prodhimet bujqësore në shqiptare të konkurrojnë ato të rajonit në cilësi dhe çmim.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %