Mbretëresha e Anglisë ka një mënyrë unike për të ngrënë bananen

Koha leximit:57 Second

Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth, ka një mënyrë të sajën për të ngrënë bananen, një metodë disi të çuditshme, por elegante sidoqoftë dhe të pakontestueshme gjithsesi.

Ish-kuzhinieri i familjes mbretërore, Darren McGrady, foli për zakonet e çuditshme të të ngrënit të Madhërisë së Saj në një bisedë me Marie Clare.

Mbretëresha Elizabeth ka një mënyrë unike, por jo se e ka shpikur vetë. Eshtë thjesht një mënyrë për të mos u treguar vulgare në publik.

Ndryshe nga ne të tjerët, mbretëresha refuzon ta qërojë dhe ta hajë një banane me duar. Në vend të kësaj, përdor një thikë dhe pirun, në mënyrë që të mos shihet duke gëlltitur ushqimin “si një majmun”, thotë ai.

McGrady e zbuloi këtë fakt në librin e tij, “Eating Royally”, ku shpjegoi se ajo pret pjesën e sipërme dhe të poshtme të bananes përpara se ta presë lëkurën gjatë. Më pas, e pret frutin në copa të vogla dhe i ha me pirun.

Po ju, si e hani bananen? Pyesim se si veproni në publik, për shembull në një restorant shik apo në një vend me njerëz të rëndësishëm. A ndiheni rehat kur hani banane?

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %