Mbrojtësi i Fiorentina-s nuk ka dyshime mbi Rafa Leao-n

Koha leximit:1 Minute, 24 Second

“Seria A është shumë konkurruese, emocionuese. Interi është skuadra më e kompletuar për mua, por më pëlqen shumë Milani i Leaos, sulmuesi më i fortë me të cilin jam përballur deri më tani, ashtu si kam simpati edhe për Atalanta”…

Fjalë të Alvaro Odriorzola, mbrojtësit të Fiorentina-s, i cili pikërisht në verë ishte pranë kalimit te kuqezinjtë, që pasi humbën Dalot i kthyer te Manchester United pas huazimit, firmosi në Firence.

Milani mori Florenzi në atë krah dhe gjithashtu i dha besim Kalulu. Odriorzola, që ka luajtur dhe fituar edhe te Bayern Munich, është përshtatur me Serie A mjaft mirë dhe skuadra e tij është duke lundruar në ujëra të qetë ndryshe nga vitet e fundit kur ka pasur pak ankth…

Sa i përket Leaos që spanjolli përmend, deri tani, portugezi po zhvillon sezonin më të mirë në karrierë, teksa ka arritur në 11 gola mes Serie A, Champions dhe Coppa Italia, duke dhënë edhe disa asist.

“Fillimi nuk ishte i lehtë sepse mbërrita në një ligë tjetër dhe nuk flisja italisht. Isha 19 vjeç dhe kishte shumë kundërshtarë të nivelit të lartë. Por të gjithë më dhanë dorën dhe tani gjërat janë më mirë.” Kështu ka thënë Rafael Leao për DAZN ne intervisten e gjate…

Sulmuesi portugez ka folur për veten e tij në mikrofonat e transmetuesit të njohur, duke folur edhe për marrëdhënien e tij me trajnerin: “Pavarësisht vështirësive – tha Rafa – Pioli më dha besim dhe më vendosi në pozicionin titullar. Falë tij u bëra lojtari aktual…”.

E ardhmja e portugezit ende nuk eshte vendosur, por sigurisht qe rinovimi eshte me prane pasi raportet e Mendes me Maldinin jane te shkelqyera dhe po bisedohet edhe per Renato Sanches.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %