“Me çfarë bëhet goli?” Beniada i shkrin të gjithë së qeshuri në ‘Procesin Sportiv’

Koha leximit:57 Second

Ish-banorja e Big Brother VIP, Beniada Nishani, është pjesë e Procesit Sportiv këtë të hënë. Ky ishte një lajm që dihej që kur ajo ishte në shtëpi dhe të gjithë e prisnim si prezantuee.

Që në momentin e hyrjes në emision, të gjithë filluan duke qeshur me pozitivitetin e saj. Ajo gjithmonë e ka një batutë pikante dhe di si të sillet në skenë.

E pyetur nga një komentues se me çfarë bëhet goli, me këmbë apo dorë, ajo tha “Me gjoks”, duke nënkuptuar zemrën. Kjo i shkriu të gjithë së qeshuri.

Prezantuesi Edi Manushi dhe Beniada pritet të jenë një dyshe e shkëlqyer në Top Channel. Ata shkojnë shumë me njëri-tjetrin, ndoshta sepse vetë Manushi ka karakter të ngjashëm me Beniadën.

Ata të dy duken si moderatorë naivë dhe gazmorë, por thuajse të gjitha fjalitë që thonë i kanë me një qëllim të caktuar. Dinë edhe të qeshin me lezet, por edhe të thumbojnë me batuta.

Sezoni i ri i këtij programi televiziv do të jetë i suksesshëm, padiskutim. Kur Beniada del në televizor, të gjithë mahniten prej saj. Eshtë ndryshe nga vajzat e tjera të showbizit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %