“Më fejuan në moshën 8-vjeçare dhe nuk më pyeti kush”, flet mësuesja shqiptare

Koha leximit:52 Second

Meleqe Reja, mësuesja e parë rome në vendin tonë, tregoi për “Shqipëria Live” sfidat e saj të jetës duke nisur që nga fëmijëria.

Ajo tregoi se si në moshën 8-vjeçare e kishin fejuar dhe në moshën 11-vjeçare kishin tentuar ta martonin, ndërsa dëshira e saj ishte shkollimi.

“Unë kisha frikë për atë që do të bëhej. Nuk më pyeti njeri fare”, u shpreh mësuesja, duke shprehur qartë pendesën për hapat kryesorë të jetës së saj.

Familja kishte bërë çdo gjë, ndërsa ajo ishte vetëm në klasën e katërt. Koha në të cilën ajo ka jetuar e pengonte të shkollohej pasi nuk kishte organizata që ndihmonin në shkollimin e tyre.

Ngjarje të tilla nuk janë të pazakonta në Shqipëri. Në fshatrat e thella ose në disa qyteza në periferi të vendit, ka plot histori si kjo.

Vajzat dhe gratë shqiptare gjithmonë kanë qenë në harresë për fenomene të tilla. Ndodh shumë pak herë, që një shoqatë të tregojë seriozitet në trajtimin e këtyre ngjarjeve. Kryesisht janë fonde që merren dhe nuk kthehen në punë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
100 %
Surprise
Surprise
0 %