Melisa u pendua pas 24 orësh: Më fal zemër, isha me nerva Andi!

Koha leximit:51 Second

“E penduar deri në pikë të fundit! U kry!”, shkruante Melisa duke fshirë fotot me Andin duke na lënë të kuptojmë se çifti i dha fund.

Prej më shumë sesa 1 viti ata kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre, duke nisur edhe bashkëjetesën dhe duke pasur në plan martesën.

Dy të rinjtë u njohën në ”Përputhen” dhe që atëherë kanë qenë një nga dyshet më të ndjekura dhe të pëlqyera për fansat.

Kjo nuk është hera e parë që në rrjetet sociale ata publikojnë foto dhe thënie duke lënë të kuptojnë se janë ndarë. Edhe më herët është përsëritur e njëjta situatë dhe pak ditë më pas ata sërish janë pajtuar.

Vetëm 24 orë pasi u raportua për ndarjen e tyre, Melisa i ka dhënë sinjalet se tashmë kërkon një rikthim me Andin. Ajo ka postuar pikturën e një vajze duke qarë

dhe tregon se kjo është gjendja e saj aktuale “Mbase jam pak impulsive, më fal për fjalët e gabuara që të thashë sepse isha me nerva”, shkruan Melisa.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %