“Mendoja se Iliri ishte ai këngëtari nga Prishtina”, Arjola na shkrin së qeshuri

Koha leximit:57 Second

Aktorja e njohur, Arjola Demiri, ka dhënë sot intervistën e parë pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”. E ftuar në studion e “Fan Club”.

Ish-banorja ka folur për rrugëtimin e saj në këtë reality show dhe për miqësinë me balerinin e njohur, Ilir Shaqiri.

Arjola u shpreh se në fillim e ka ngatërruar me këngëtarin e mirënjohur, Ilir Shaqiri. Më pas shton se dinte shumë pak për balerinin.

“Iliri çdo mëngjes më ka përqafuar. Erdhi shumë natyrshëm. Në fillim e kam ngatërruar me atë këngëtarin. Dija diçka për të, por shumë pak.

“U bënë shumë vite që nuk shoh më TV, prej 12 vitesh, ndoshta më Beng Bang dhe Çufon. Iliri më ka thënë në fillim, “sot e deri ditën e fundit me ty”.

“Dhe kur kam pasur debate, e kam ndaluar rreptësisht të më mbronte, i thosha se do bënte gabimin më të madh. I thosha nuk kam nevojë, edhe pse kisha shumë nevojë.

“Donaldi? Ai është strateg. Nuk i kam rënë ndesh atij sepse nuk doja të ia dëmtoja rrugëtimin e tij në shtëpinë e Big Brother VIP”, – tha ajo duke paralajmëruar se mund ta dëmtonte.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %