“Merrni kalin e gomarin dhe ejani me mua”, Besa Kokëdhima fton shqiptarët në shesh

Koha leximit:1 Minute, 4 Second

Këngëtarja Besa Kokëdhima ka konfirmuar se do të jetë sot përballë Kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve. Në një postim në Facebook, Kokëdhima kërkon që bashkë me të, të shkojnë edhe qytetarë të tjerë.

Referuar Ballukut, ajo u kërkon qytetarëve që të marrin kalin e gomarin e të dalin në shesh, duke qenë se janë këshilluar që të mos përdorin makina.

Statusi i plotë: “Për sa kohë do mbajë shqiptari, për sa kohë do përtypë propagandën e pranojë çdo lloj prapësie e padrejtësie, për sa kohë do lërë opozitën le* e li, kështu do veprojnë me çmimet e gjithçka tjetër”.

“Taksë mbi taksë e konçension mbi ppp. Si gjithnjë në mbështetje të çdo kauze që kam vlerësuar të drejtë, do jem në shesh sot ora 17.00. Kush dëshiron të marrë biçikletën/kalin/gomarin e vet e të vijë në shesh, meqë na kanë këshilluar të mos përdorim makina”.

Sot, në orën 17:00, qytetarët kanë lajmëruar që do të zhvillojnë një protestë kundër rritjes së çmimeve që ditët e fundit nuk po njeh limit, kryesisht nafta.

Një litër kushton 269 lekë. Ndërsa qeveria ka ngritur ‘duart’. Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku këshilluan sërish qytetarët që të nisnin kursinimin, pasi nuk ndërhynin dot në treg për të ndryshuar çmimet.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %