Mesazh me tortën e ditëlindjes, Vucic fut Kosovën në hartën e Serbisë

Koha leximit:58 Second

Presidenti i Serbisë, Vuçic, festoi dje 52-vjetorin e tij të lindjes. Këtë ditë të veçantë, lideri serb vendosi ta kalojë me familjarët dhe në rrjete sociale duket duke ngritur dolli me djalin e tij, Danilo.

Por ajo që tërhoqi realisht vëmendjen e ndjekësve ishte torta e përvjetorit të lindjes së tij. Torta e Vuçiçit është në formën e hartës së Serbisë, por me një ndryshim. Për t’i bërë qejfin, në atë hartë përfshihet edhe Kosova.

“Danilo dhe unë. Së bashku ne mund të bëjmë gjithçka”, shkruan Vuçiç. Serbët kanë dalë hapur në mbështetje të Rusisë dhe nuk kanë pranuar të vendosin sanksione.

Beogradi ka patur goxha protesta, pasi janë në mbështetje të Rusisë në ndërhyrjen e tyre në Ukrainë. Në krahun tjetër, zhvillimet i kanë ndjekur me vëmendje dhe në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë i qartë me fjalët e tij dhe sinjalet që ka pasur. Ai i druhet një ideje që Serbia të ndjekë shembullin e Rusisë.

Qeveria e Kosovës ka hapur fundin e sigurimit për të gjithë personat që duan të kontribuojnë në forcimin e trupave të tyre FSK. Shifra po rritet nga momenti në moment.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %