“Miku të marrë këpucë të pastra me vete kur bën vizitë”, këshilla e Shkëlzen Berishës për Arminën

Koha leximit:51 Second

“I kërkoni miqve të heqin këpucët kur vijnë në shtëpinë tuaj?” ishte një nga temat për të cilat u diskutua mbrëmjen e djeshme në “Goca dhe Gra”.

Armina Mevlani, njëra nga moderatoret e emisionit, u shpreh: “Nuk më pëlqen që të shoh njerëzit me çorape. Mua nuk më ka thënë njeri hiq këpucët.”

Ndër të tjera, zbuloi se çfarë i ka thënë partneri i saj, Shkëlqen Berisha, për kohën kur jetonte larg Shqipërisë dhe mund t’i jepte një shpjegim ndryshe.

“Zeni ka jetuar në Suedi dhe më ka thënë që merrnin me vete këpucë të pastra kur shkonin për darkë. Kur hynin diku, vishnin këpucët e pastra”, tha Armina.

Duket një zgjidhje e mirë, por thuajse e pamundur për shqiptarët. Nëse vizita, për shembull, është e paplanifikuar, si mund të kesh këpucë të pastra me vete?

Ndërkohë, shqiptari e ka zakon që të shkojë edhe papritur në shtëpinë e tjetrit, pa telefonuar. Shqiptari, madje, të merr në telefon me video në orar pune dhe pret të flasësh gjysmë ore me të.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %