Milan 2022/2023, formacioni i mundshëm sipas Transfermarkt: katër ndryshime – FOTO

Koha leximit:2 Minute, 21 Second

Ka ende shumë për të bërë përpara se të shohim Milanin të hyjë me vendosmëri në negociatat për merkaton e verës 2022. Së pari sezoni duhet të përfundojë në mënyrën më të mirë të mundshme, me kuqezinjtë në garë për dy trofe…

Shumë janë të sigurt se klubi i Milan nuk do të revolucionarizojë ekipin dhe madhësinë e skuadrës së tyre. Por Stefano Pioli do të ketë nevojë për të paktën 3-4 fuqzime, të cilat mund t’i japin soliditet, cilësi dhe vazhdimësi rrugës së rritjes së Milanit.

Sot portali Transfermarkt ka lançuar një parashikim mjaft të guximshem. Në fakt, ai ka publikuar 11-tshen e mundshme të Milanit për sezonin 2022/2023, bazuar në konfirmimet, thashethemet e merkatos dhe rikthimet, me vlerësimet e kartoneve të bashkangjitura.

Portali i njohur ndërkombëtar, lider në ueb për lajmet, shifrat dhe vlerësimet e tregut të futbollit, ka renditur në fakt një njëmbëdhjetëshe kuqezië mjaft të realizueshme. Në fakt, duke ndjekur lajmet e merkatos dhe ato që kanë të bëjnë me rinovimet e kontratave që tani po afrohen.

Një 4-2-3-1 e respektueshme, nga e cila dalin tre lojtarë te cileve u skadon kontrata dhe ende shumë të pavendosur për të ardhmen: Romagnoli, Kessie dhe Ibrahimovic, të gjithë të mundshëm të liruar në qershor për arsye të ndryshme.

Në portë është shumë i konfirmuari Maignan, i cili nga Milanello betohet se do të jetë për një kohë të gjatë. Mbrojtja katërkahëshe me Calabria dhe Theo Hernandezin ne te djathte dhe majte, ndërsa në mes, pranë Tomorit të zakonshëm, futet Sven Botman. Holandezi është qëllimi numër një për të përmirësuar prapavijen.

Lajm edhe në çiftin e mesfushes. Perkrah Tonalit, i cili tashmë është bërë një i paprekshëm i skuadrës së Piolit, shtohet Renato Sanches. Portugezi i Lille është një tjetër emër shumë i nxehtë për skuadrën e ardhshme të Milanit, me një vlerësim rreth 30 milionë euro.

Ndrysho diçka edhe në repartin perpara. Saelemaekers konfirmohet në të djathtë (edhe pse do të ketë një alternativë cilësore si Lang), po kështu Rafael Leao në të majtë. Në mes, faqja e internetit përfshin Yacine Adli-n e rikthyer, i lindur në vitin 2000 nga Bordeaux dhe tashmë i blerë nga Milani, por i lënë në Francë deri në qershorin e ardhshëm.

Së fundi, roli i qendërsulmuesit. Me skadimin e kontrsates  se Ibrahimovic dhe Giroud në moshën 36-vjeçare, Milani do të fokusohet në numrin e ri 9, i cili mund të jetë Andrea Belotti: kapiteni i Torinos vlerësohet në 28 milionë euro, por në realitet ai do të mbërrinte falas pas lirimit nga klubi granata…

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %