Milan-Empoli, Florenzi apo Calabria në të majtë? Pioli sqaron dhe ngel në klasë përfundimisht lojtarin

Koha leximit:1 Minute, 37 Second

Nesër në mbrëmje në orën 20:45 kuqezinjtë presin Empolin e Andreazzolit për të vazhduar garën drejt Scudettos. Stefano Pioli ka folur së fundmi në konferencën për shtyp para ndeshjes, duke shuar disa dyshime në stërvitje. Ne fakt, sot ishte prova gjenerale e Milanit perpara ndeshjes se rendesishme ndaj Empolit, qe vjen pas suksesit ne Napoli.

Kundër skuadrës toskane, kuqezinjtë do të duhet të bëjnë pa Theo Hernandez. Francezi është i skualifikuar dhe në krahun e majtë i takon dikujt tjetër që ta zërë vendin e tij. Aktualisht ka dy zgjidhje: Davide Calabria ose Alessandro Florenzi, prandaj të dy do të përshtateshin. Ballo Toure, edhe pse eshte ne dispozicion, nuk bind absolutisht.

Afrikani i afruar ne merkaton e veres nga Monaco duket se ne fund te sezonit mund te beje valixhet pasi kontributi i tij ka qene thuajse zero dhe ne skemat e Piolit nuk eshte pershtatur absolutisht. Keshtu qe Maldini dhe Massara mund te gjejne nje destinacion te ri per te.

Trajneri Pioli tashmë ka në mendje zgjidhjen më të mirë dhe kështu iu përgjigj një pyetjeje konkrete për këtë temë: “Më pëlqeu shumë Florenzi në të majtë me Sampdoria, për momentin preferoj Calabria në të djathtë dhe Florenzin në të majtë. Por do të shohim nesër”. Praktikisht, fjalia e tij eshte nje verdikt dhe zgjedhje tashme e bere.

Trajneri i Milanit nuk deshiron te permbyse skuadren dhe te ndryshoje rolin e Calabria ne krahun e djathte, duke qene se ne te majte zevendes kapiteni i Milanit ka treguar jo paraqitje te mira kur eshte provuar. Florenzi ishte përdorur tashmë në atë rol në ndeshjen kundër Sampdorias, përsëri për të zëvendësuar Theo Hernandez dhe kishte performuar shumë mirë.

Kuqezinjtë nuk kishin pësuar gol në atë rast dhe në përgjithësi moren pak rreziqe në mbrojtje. Zgjedhjen përfundimtare Pioli do ta marrë vetëm nesër por tashme dihet qe zevendes Theo Hernandez, nje lojtar qe thuajse i luan te gjitha ndeshjet e sezonit, eshte Florenzi sivjet.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %