Milan, jo vetëm Lang | Dy opsione nga Seria A për rolin e Brahim Diaz! Një shqiptar te fletorja e Maldinit…

Koha leximit:2 Minute, 12 Second

Ka shumë ide për ta bërë Milanin e sezonit të ardhshëm edhe më të fortë dhe më konkurrues, në të gjitha frontet. Klubi, pavarësisht se është i kënaqur me skuadrën e Stefano Piolit, do të sjellë disa fuqizime në merkato.

Shpesh flasim për ardhjen e një qendërmbrojtësi dhe një mesfushori, duke pasur parasysh lamtumirat e mundshme për shkak të skadimit të kontratës së Romagnolit dhe Kessie. Por po shihet edhe per një qendërsulmues që mund të ketë një perspektivë më të madhe se Giroud apo Ibrahimovic.

Por në planet strategjike të Milanit për merkaton e verës ka edhe një shtesë të mundshme. Ai i një mesfushori qendror sulmues, duke qenë se sipas shumë komentuesve dhe tifozëve, Brahim Diazit i mungon një zëvendësues i vërtetë, numri i vetëm 10 real aktualisht në skuadrën e Piolit.

Tre emrat për t’i dhënë imagjinatë Milanit që vjen
Një mesfushor sulmues qendror, i cili mund të mbështesë manovrën sulmuese dhe të luajë pas sulmuesve. Ky është prototipi i futbollistit që Milani do të kërkonte për t’i dhënë fantazi dhe paparashikueshmëri lojës së kuqezinjve, duke qenë se Diaz i lartpërmendur nuk e ka në vazhdimësi armën e tij më të mirë!

Sipas Calciomercato, janë tre profile që i janë bashkuar së fundmi  Milan. Emri i parë njihet prej disa kohësh: Noa Lang, holandez i Club Bruges i lindur në vitin 1999. Një objektiv i deklaruar i kuqezinjve, të cilët prej kohësh kanë dërguar emisarë dhe vëzhgues për ta ndjekur nga afër.

Lang është një playmaker që di të luajë mirë si në korsitë anësore, ashtu edhe si mesfushor klasik sulmues. Kartoni i tij vlerësohet rreth 25 milionë euro.

Por përveç holandezit, janë dy emra nga Serie A. Milani do të ëndërronte të rrëmbente nga rivalët e Atalantës, Ruslan Malinovskyi, mesfushori sulmues ukrainas, i cili prej vitesh po ecën shumë mirë në Itali.

Këmbë shumë te forta dhe “edukuara” teknikisht, fuqi e përsosur dhe kohë futjeje ne sulm. 28-vjeçari mund të jetë ideal për të dhënë konkretitet dhe cilësi, por nuk do të jetë e lehtë t’i rrëmbesh po-në klubit te Bergamos.

Më pak e zhurmshme, por ende intriguese është ideja që vjen nga Empoli. Cilësitë e Nedim Bajramit, playmaker shqiptar dhe element kryesor i skuadrës toskane, nuk kaluan pa u vënë re pranë Milanello-s.

Një numër tipik 10, që di të luajë mirë mes rreshtave dhe të japë asistime për shokët e tij në sulm. 23-vjeçari deri më tani, në kampionatin e tij të parë në Serie A, ka shënuar tashmë 6 gola dhe 5 asistime fituese.

Numrat dhe cilësitë e rëndësishme, edhe nëse kërcimi i mundshëm cilësor drejt një të madhi duhet vlerësuar.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %