Milan-Malinovsky, Atalanta “e informuar” por nuk bën skonto! Megjithatë Maldini ka një “aleat”

Koha leximit:2 Minute, 13 Second

Objektivi? Cilësi! Milani sezonin e ardhshëm është gati të mirëpresë lojtarë të rinj për të forcuar mesfushën dhe vijën e parë. Idetë e kuqezinjve janë të qarta dhe Paolo Maldini dhe Frederic Massara po punojnë për të gjetur zgjidhjet e duhura.

Në mbrojtje, e vetmja ndërhyrje reale duhet të lidhet me Sven Botman, për të cilin është arritur një marrëveshje mbi bazën e tre milionë eurove neto në sezon.

Mbrojtësi holandez ka dhënë dritën jeshile për t’u transferuar te Milani dhe së shpejti do të jetë lojtar i Djallit. Kuqezinjtë duhet të gjejnë një marrëveshje përfundimtare me Lille. Ai pritet të mbyllet për rreth 30 milionë euro.

Në mesfushë, siç u përmend, do të ketë ndryshimet më të mëdha. Është e qartë se do të fillohet sërish me Sandro Tonalin dhe Ismael Bennacer. Edhe Stefano Pioli është gati të përqafojë Tommaso Pobega-n, i cili po tregon potencialin e tij me fanellën e Torinos.

Trajneri, pas një viti pjekurie të mëtejshme, më në fund do të jetë në gjendje të stervise edhe Yacine Adli, i cili është rritur shumë me Bordeaux.

Mesfushori u ble verën e kaluar 10 mln euro dhe tani pas huazimit më në fund do të mund të mbrojë ngjyrat e Milanit.

Dy të rinjtë nuk mund të mjaftojnë. Për të zëvendësuar Franck Kessie – siç ju kemi thënë prej javësh tashmë – kuqezinjtë kanë vendosur emrin e Renato Sanches në krye të listës. Lojtarit të Lille do t’i nevojiten rreth 20 milionë euro!

Synimi i Milanit do të ishte gjithashtu t’i jepte Piolit nje mesfushor sulmues, përkrah Brahim Diazit, i cili ka pasur vështirësi këtë sezon për të dhënë kontributin e pritur.

Ide e trefishtë
Sipas asaj që raporton Tuttosport, janë tre profile në fletoren e Milanit. Njëra të çon në Belgjikë dhe më saktë te Club Bruges, ku lojtari është Noa Lang, holandezi ka një vlerësim rreth 25 milionë euro.

Duhet pak më shumë për të marrë Malinovskiy, të paktën 30 mln euro. Atalanta eshte informuar per interesimin e Milanit dhe pa Champions mund te hapet pista. Edhe pse, vete futbollisti mund te shtyje te kuqezinjte, duke qene tashme gati 29 vjec dhe per kontraten ndoshta te fundit te rendesishme…

Padyshim më lirë është Nedim Bajrami (do të duheshin 10 milionë euro), i cili po bën mire në radhët e Empolit. Lojtari mund të vëzhgohet nga afër të shtunën e ardhshme në San Siro…

Operacionet e Milanit nuk do te jene vetëm ne hyrje, por edhe ne dalje. përveç Franck Kessie, duhet të largohet edhe Bakayoko nga Milani, të cilin Maldini është gati t’ia kthejë dërguesit.

Vëmendje, për më tepër, edhe për Rade Krunic, që mund të sakrifikohet në fund të sezonit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %