Milan, performanca më e mirë në “big match”: renditja speciale nuk lë asnjë dyshim!

Koha leximit:2 Minute, 25 Second

Është një Milan që jep emocione këtë sezon, si në kohë të mira ashtu edhe në të këqija. Një luhatje e vazhdueshme ndjesish, për të cilën tifozët kuqezi nuk ishin më të mësuar. Kjo është një shenjë e qartë se Djalli është kthyer dhe po i merr gjërat seriozisht. Më në fund, prej disa vitesh, Milani është rikthyer për të luftuar për Scudetton.

Kjo situatë mund të sjelle perfitime per të gjithë. Për vetë klubin që është rikthyer në krye të kampionatit italian, por edhe për të gjithë Serinë A sepse Milani përfaqëson në masë të madhe historinë e këtij turneu. E sigurt është se ka shumë gjëra për të cilat mund dhe duhen punuar ende.

Pioli po bën një punë të shkëlqyeshme, pasi e riktheu skuadrën në Ligën e Kampionëve dhe duke i dhene një shkëlqim të rëndësishëm një klubi që po e humbiste atë në dhjetë vitet e fundit. Statistikat tregojnë se Milani ia del shumë mirë ne sfidat e medha të kampionat, por ata kane disa amenzi dhe vetekenaqje kur duhet të luajnë me të ashtuquajturat ekipe “të vogla”.

Pikët e humbura këtë sezon janë elokuente, sepse ato erdhën pothuajse ekskluzivisht në ndeshjet në të cilat fitorja dukej e kryer ne leter. Ndeshje të tilla si ato kundër Spezia-s, Udinese-s, Salernitana-s, vetëm për të përmendur disa, në të cilat u desh të silleshin në shtëpi tre pikët dhe në vend të kësaj kuqezinjtë nuk ia dolën, ndoshta për shkak të një nënvlerësimi të tepruar të kundërshtarit, ose ndoshta ishte thjesht fat i keq. Fakti është se për të fituar kampionatet, këto janë ndeshjet që duhen fituar!

Gjërat ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme kur Milan përballet me emrat e mëdhenj të Serisë A, që janë kryesisht katër vendet e para në renditje për momentin: Juventus, Inter, Napoli. Kundër këtyre skuadrave ka një ndryshim mbresëlënës të marshit, vëmendje të jashtëzakonshme, lojë dhe përgatitje perfekte.

Klasifikimi special që përfshin përplasjet e drejtpërdrejta mes këtyre katër skuadrave thotë se kuqezinjtë janë përpara të gjithëve dhe nese i shtojme ketu edhe Atalanta-n, akoma me mire, pasi ishte ndeshje qe u fitua 2-3 ne Bergamo.

RENDITJA SIPAS PIKËVE NË NDESHJET DIREKTE

MILAN: 9 pikë
NAPOLI: 8 pikë
INTER: 6 pikë *
JUVENTUS: 4 pikë *
* Juventus-Inter ende për t’u luajtur

Në 6 ndeshjet e luajtura, pati 3 barazime (dy me Juventusin, një me Interin në ndeshjen e parë), 1 humbje (në ndeshjen e parë kundër Napolit) dhe 2 fitore (të dyja jashtë shtëpisë me Interin dhe Napolin). Asnjë nga katër të parët nuk ka bëre më mirë.

Çfarë do të thotë kjo? Thjesht, skuadra e Piolit ka arritur një nivel pjekurie që nuk i bën të humbasin ndeshjet që kanë rëndësi. Dhe kjo është një gjë e madhe. Tani duhet të bëhet edhe hapi përfundimtar në cilësi, duke arritur të mos bëjmë më gabime në garat që janë më të arritshme. Këtu bëhet diferenca!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %