Milan, Pioli ndryshon “kartat”: zgjedhjet për Napolin! Titullari e ka humbur vendin tashmë

Koha leximit:1 Minute, 59 Second

Stefano Pioli ka zgjedhur skuadrën që do të luajë kundër Napolit nesër mbrëma. Një ndeshje e rëndësishme për të fituar për t’u kthyer në maje serish dhe synuar Scudetton deri ne fund.

Milani është gati. Skuadra ka punuar mirë këto ditë pas ndeshjes së së martës ndaj Interit. Lajmi më i rëndësishëm është sigurisht rikthimi i Zlatan Ibrahimovic.

Suedezi më në fund është stërvitur me pjesën tjetër të grupit dhe po përgatitet të thirret. Milani do të niset për në Napoli nesër në mëngjes.

Siç ka qenë zakon tashmë për disa ndeshje, lista e lojtarëve që do të marrin pjesë në udhëtimin në Campania nuk do të zyrtarizohet. Do të duhet të presim nesër, pra, për të kuptuar nëse Ibra do të jetë vërtet në avionin që do të çojë Djallin në Napoli!

Nuk ka më dyshime, edhe nëse Pioli ka përdorur fjalinë me kusht në konferencën për shtyp: suedezi do të ulet në pankinë, i gatshëm të aktivizohet disa minuta nëse e kërkon ndeshja. Nga minuta e parë, pra do të jetë Olivier Giroud. Ante Rebic për momentin nuk ofron ende garanci.

Dyshimet u larguan
Krahasuar me ndeshjen e së martës ndaj Interit do të ketë tre fytyra të reja. Në mbrojtje rikthehet Davide Calabria, i cili zë vendin e tij në të djathtë, duke bërë Alessandro Florenzin të ulet në stol dhe duke kompletuar repartin me Pierre Kalulu, i cili do të luajë në vend të Romagnolit të dëmtuar, Fikayo Tomori dhe Theo Hernández. Është e qartë në portë prania e Mike Maignan.

Sandro Tonali, i skualifikuar në Kupën e Italisë, e sheh veten në mesfushë titullar. Italiani do të luajë përkrah Ismael Bennacer, me Franck Kessie të zhvendosur sërish në vijën e parë te frontit sulmues. Ivoriani do të ketë për detyrë të ndyjë lojërat e mesfushorëve napoletan.

Në krah të majte do të jetë Rafael Leao dhe Junior Messias në të djathtë. Braziliani ka kaluar edhe një herë Alexis Saelemaekers ne hierarki.

Pankine pra për belgun, si dhe për Rade Krunic dhe Brahim Diaz. Spanjolli ka treguar se është i aftë të hyjë mirë gjatë lojës. Prandaj Pioli do të jetë në gjendje ta luajë këtë kartë si ate te Ante Rebic. Megjithatë, kroati do të duhet të japë një kontribut ndryshe me atë të kohëve të fundit!

MILAN (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Hernandez; Tonali, Bennacer; Messias, Kessie, Leao; Giroud.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %