
Milan-Udinese, ende polemika | “Gol me dorë në epokën VAR, si i bëhet? Juventusi vite me radhë…” (VIDEO)
Sonte Milani i Stefano Piolit u rikthye në fushë për ndeshjen e parë të Kupës së Italisë. Një ndeshje speciale kundër Interit, derbi i Milanos!
Pavarësisht ndeshjes ne Kupe, ne fakt, mendja e shumëkujt është ende te nje episod dhe gabimi shumë i rëndë i arbitrit mbrëmjen e së premtes, që i dha 1 pikë Udineses.
Goli me krah nga Udogie është tepër evident dhe dy pikët e hedhura në erë nuk i bëjnë tifozët e Milanit të flenë të qetë.
Bota kuqezi e pranon se ata kanë luajtur një ndeshje që nuk është në nivel, por titujt e ligës fitohen gjithashtu duke luajtur dobët.
Fjalët e gazetarit
Ja pse fjalët e publikuara nga Riccardo Trevisani, në SportMediaset, po gjejnë pëlqimin e plotë të tifozëve kuqezi në rrjetet sociale:
👏🏻👏🏻👏🏻 @RickyTrevisani pic.twitter.com/jfF65PqURL
— Milan Zone (@theMilanZone_) March 1, 2022
“Messias është i ndërprerë, Giroud ka luajtur, ka një mijë gjëra që janë të gabuara, por po fiton 1 me 0 duke luajtur keq, dhe është ne rregull – tha gazetari -. Juventusi e bëri këtë për shumë vite. Kampionatet fitohen duke fituar tre pikë edhe me një me zero. Mund të fitosh… Ke pësuar gol me dore dhe me VAR-in aktiv, si i behet?”.
Ky është një mendim i ndarë nga miliona tifozë të Milanit. Me tre pikët në xhep do të ishin bërë të tjera biseda për lojën e kuqezinjve.