
“Milani befason kur flasin për krizë, kujtoni derbin! Napoli fitoi ndaj Lazios por u dominua”
Java e 28-të e Serie A ka nje kryefjale dhe ajo eshte Napoli-Milan, te dielen ne mbremje. Napoli i Luciano Spallettit dhe Milani i Stefano Piolit, me pike te barabarta ne renditje, do te maten mes tyre.
Dy skuadrat përplasen neser në “Diego Armando Maradona” teksa Napoli mberrin me i motivuar pas suksesit të minutës së fundit kundër Lazios, falë një goli të Fabian Ruiz në 94’, në “Olimpico” të Romës; kuqezinjte vijne nga 1-1 në “San Siro” ndaj Udinese.
Napoli reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme, me një sukses në fushën e bardhekaltërve të drejtuar nga ish-i i tij, Sarri, ndaj eliminimit në “play-off” të Europa League nga Barcelona.
Milani, nga ana tjetër, vjen nga një barazim tjeter pa gola ndaj Interit në derbin e parë gjysmëfinal të Kupës së Italisë.
Napoli dhe Milani u ndeshën për herë të fundit më 19 dhjetor, në sfidën e vlefshme për javën e 18-të të kampionatit. Në “San Siro” ishte skuadra napolitane, e drejtuar nga Luciano Spalletti, që fitoi 1-0.
Goli pas 5 minutash lojë i Elmas ishte vendimtar. Në “Maradona”, megjithatë, Napoli dhe Milani u takuan për herë të fundit më 22 nëntor 2020. Kuqezinjtë fituan me rezultatin 3-1, me dopieten e Ibrahimovic dhe golin e Hauge në fund.
E teksa duket sikur Milani eshte ne krize, Massimo Brambati, ish-agjent dhe futbollist tha për TMW Radio: “Do të shohim nëse nuk do të vijë një avantazh indirekt për Interin. Napoli në tre ndeshjet e fundit nuk më bindi. Edhe me Lazion në pjesën e parë u dominuan ne lojë.
Skuadra e Sarrite humbi të paktën tre gola. Goli i fundit, megjithatë, solli moral dhe prandaj shpresoj që Spalletti më pas të sjellë këtë entuziazëm për të siguruar që të mund të materializohet të dielën.
Mungesa e Ibrës tani është një klasike te Milani, por nëse ka një plus, është fakti se flasim per një sfidë shumë e rëndësishme dhe kujdes! Kuqezinjte jane ekip qe kur t’i mendon se jane ne krize ose ne veshtiresi, bejne goditjen e madhe, si ne derbi…”.