“Milani e ka për 10 vite, ju pata thënë dikur…! Scudetto? Dikush foli keq, por e fituam me sakrifica. Besoj edhe sivjet”

Koha leximit:2 Minute, 1 Second

Në intervistën e gjatë për Tuttosport, ish-trajneri i Milanit, Alberto Zaccheroni, ka folur per disa tema. Ai fitoi titullin me kuqezinjte ne vitin 1999 dhe ende mbahet mend, edhe pse ne ate sezon nuk kishte ekipin me te forte.

Ish-trajneri kuqezi u ndal ne disa tema, por edhe futbolliste, si Tonali dhe mesfushen e Milanit ne pergjithesi: “Më pëlqen shumë Tonali, ai nuk ka një strukturë të shkëlqyer, por që nga ardhja e tij në Milano kam argumentuar se kuqezinjte kanë siguruar nje regjizor ne mesfushe per 10 vitet e ardhshme.

Ai ka një vizion të jashtëzakonshëm të lojës, di të luajë njëzet metra përpara ose mbrapa njësoj: do te thote shume kjo gje. Pikërisht mesfusha kuqezi eshte teper e forte.

Kessie është i jashtëzakonshëm, e mbaj mend në Cesena, ai erdhi si një mbrojtes, më pas u transferua në mesfushë. Kessie eshte nje dollap, nuk ekziston asnjë lojtar në botë që mund ta lëvizë atë nese mbron topin…”

“Tani Milani po vuan, në fazën e fundit po mbështetet në momentin e jashtëzakonshëm të Leaos. Rebic nuk duket ende ne forme, Diaz jeton me ulje-ngritje, Messias po bën mirë, ndërsa Giroud ishte vendimtar në derbi.

Por te Milani nuk mund të bësh diferencë vetëm për një ndeshje. Lojtari më i mirë ka vazhdimësi, sepse goditjet i kane te gjithe ndonjehere…”.

“A besojnë kuqezinjtë në Scudetto? Duket e drejtë, ne jemi në fazen e dytë, skuadra është aty lart, konkurrentët po luftojnë, si Milani. Tani askush nuk është veçanërisht i shkëlqyer, do të ishte gabim të mos e ngrinim ambicjen.

Edhe unë e besova dikur! Milani gëzon një harmoni të brendshme që nuk e gjen në të gjitha skuadrat e tjera. Nuk shfaqin kurrë shenja nervozizmi, i menaxhojnë në heshtje. Një aspekt që e gjej edhe te Napoli”.

Alberto Zaccheroni, i cili në krye të Milanit fitoi një Scudetto në sezonin 1998-1999, beri nje paralelizem: “Kisha shumë cilësi, fatkeqësisht nuk e kisha sasinë te ai Milan. Dikush nga ekipi im ka shkruar se ishte i Milanit fitues më i keq në histori, por absolutisht nuk është e vërtetë.

Ne nuk ishim në gjendje të bënim intensitet për një kohë të gjatë, sepse kishim lojtarë që u rritën. Weah, Boban, Leonardo, Donadoni pak kohë më pas e mbyllen me futbollin. Por në ata dy muajt e fundit të sezonit 1998-99, të gjithë bënë një sakrificë me dëshirën për të fituar titullin!”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %