Milani e ktheu mbrapsht për një justifikim absurd! Sot luan në Tajlandë sepse “më ka tërhequr gjithmonë Azia”

Koha leximit:2 Minute, 0 Second

Ishte viti 2009 dhe ambjenti kuqezi ishte duke qarë për lamtumirën e Ricardo Kaka. Në atë vit, tifozët e Milanit prisnin disa goditje të rëndësishme në merkato, por drejtuesit Berlusconi-Galliani ua mohuan përkrahësve të tyre kete kenaqesi…

Arsyet ishin thjesht ekonomike. Fininvest kishte vendosur një linjë kursimi, por Adriano Galliani dhe Ariedo Braida u përpoqën disi të bindin presidentin të zhytej në dy talente.

Një goditje për sulmin, Edin Dzeko (i cili më vonë përfundoi te Roma) dhe Aly Cissokho, një mbrojtes i majtë qe luante te Porto në atë kohë.

Sidomos për francezin, marrëveshja dukej thuajse e kryer. Kostoja totale e operacionit ishte 15 milionë euro, por diçka nuk shkoi mirë.

Cissokho madje mbërriti në Milano për të kryer ekzaminimet e zakonshme mjekësore. Gjithçka dukej se kishte shkuar mirë, por marrëveshja u ndërpre për shkak të një keqformimi dhebesh të gjetur te lojtari.

Kjo ishte arsyeja e parë e dukshme. Vite më voë, doli se ky ishte në fakt një justifikim i shkëlqyeshëm për të shmangur blerjen e Aly Cissokho.

Milani i kërkoi disa herë falje Portos dhe i njëjti mjek e gjeti veten duke pranuar se problemi me dhëmbët nuk kishte qenë gjë tjetër veçse një justifikim.

Por çfarë ndodh me francezin premtues sot? Pas marrëveshjes së dështuar me kuqezinjtë, ai u transferua te Lyon, më pas kaloi te dhomat e zhveshjes së Valencia, Liverpool, Aston Villa, Olympiacos, Malatyaspor … dhe të tjerë.

Sot, për habinë tonë, zbulojmë se Aly është transferuar në Azi për të luajtur për Lamphun Warrior!

Aly Cissokho, i lindur në 1987, është rikthyer për të folur me mikrofonat e FootMercato dhe direkt nga Tajlanda. Skuadra e tij luan në kategorine e dytë të futbollit Tajlandez.

Ish-lojtari i Porto dhe Lyon tregon për vendimin e tij drastik për të kaluar në anën tjetër të botës, duke shpjeguar faktorët që e bënë të mundur:

“Në Azi ishte një përvojë që doja ta provoja dhe ta jetoja, mund të them që po shkon mirë. Ka një projekt të mirë, punoj me njerëz shumë të mirë.

Unë kam qenë në kontakt me një person që punon në Azi, një agjent. I thashë se më tërhoqi ideja dhe ai më gjeti menjëherë një projekt të mirë.

Marrëveshja me klubin erdhi shpejt. Kam gjetur futboll që po rritet dhe po zhvillohet, po evoluon. Kam nënshkruar kontratë njëvjeçare, shpresoj të vazhdoj sa të kem këmbë, trup dhe motivim”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %