“Milani mbase mund të jetë më i fortë, por te një gjë nuk na mund dot…! Kam një mesazh për mikun tim Pioli”

Koha leximit:1 Minute, 34 Second

Do të duhet të presim edhe një ditë për ndeshjen madhështore mes Napolit dhe Milanit, e planifikuar për nesër në mbrëmje në ora 20:45 në Maradona. Pas konferencës për shtyp të Stefano Piolit, ishte radha e Luciano Spallettit për të folur për shtypin.

Trajneri i ekipit “azzuri” foli për vështirësinë e sfidës që e pret skuadrën e tij dhe komentoi pozitivisht punën e kundërshtarëve të tij të radhës.

Këto janë fjalët e tij: “Kemi pasur shumë lëndime, mendoj se edhe Milani, na është dashur të rregullojmë shumë gjëra, këtu ka qenë aftësia e lojtarëve, të infektuar jo vetëm nga Covid, por edhe në shpërndarjen e cilësive në stafetë.

Më duhet të përgëzoj Piolin dhe Massara për rrugën që kanë marrë. Te mos harrojme qe Rickyn e kam pasur ne Romë tre vite si drejtues. Kam folur shpesh edhe me Paolo Maldinin.

Spalletti më pas bëri një krahasim taktik mes dy skuadrave, për të cilat tha se ishin shumë të ngjashme në disa situata loje: “ Milani është i fortë, ka karakteristika që i kemi edhe ne.

Për shembull, kur ata e kthejnë topin te portieri dhe vetë portieri e vendos topin pas vijës së mbrojtjes. Pak çfarë bëjmë me Osimhen, duhet të jemi të kujdesshëm dhe të alternojmë cilësitë me të cilat është plot futbolli modern”.

Trajneri toskan i mbylli pyetjet për Milanin me këtë përgjigje të këndshme ndaj shakasë së trajnerit të kuqezinjve: “Pioli tha që herët a vonë do të më mundë? Shpresoj vone… Ata mund të jenë më të fortë se ne, por është e vështirë për ta të jenë më të motivuar se ne”.

Për Scudetton: “Ne kemi mundësinë të përjetësojmë karrierën tonë me diçka të tillë” Pas fjalëve të dy trajnerëve, pritshmëria për këtë përplasje direkte rritet edhe më shumë, e cila mund të dekretojë të parin momental në renditjen e Serisë A, në fund të javes së 28-të.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %