Milani mbetet me 1 mesfushor në stol sonte!

Koha leximit:54 Second

Tiemoue Bakayoko nuk do të kundër Napolit. Një problem muskulor e ka ndalur dhe për këtë arsye nuk do të mund të ulet as në stol. Një mundësi më pak në mesfushë për Stefano Piolin, një tjetër dëmtim muskulor i sezonit të Milanit!

Prandaj Milani do të dalë në fushë me një lojtar më pak në dispozicion. Tiemoue Bakayoko nuk ia del dot dhe arsyeja zyrtare është zbuluar: për lojtarin kuqezi është një dëmtim midis kofshës dhe ijeve të këmbës së djathtë.

Ka kohë që Milani nuk e publikon listen e te grumbulluarve në faqen e tyre zyrtare, por duket se lëndimi ka mbërritur në stervitjen e djeshme, për këtë arsye lojtari nuk është nisur as për në Napoli.

Fakti është se ish-Chelsea nuk do të jetë në fushë sonte. Sigurisht që do ta kishte nisur nga pankina, më pas në pjesën e dytë Pioli do të kishte zgjedhur kë të fuste gjatë garës në zhvillim.

Praktikisht Kruniç është i vetmi mesfushor në dispozicion të Piolit sonte, duke qenë se Bennacer dhe Tonali do të luajnë titullare dhe Kessie si fantazist…

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %