Milani, prova bindëse e lojtarit: e ardhmja është… Milan! Por ekziston një kusht bazë

Koha leximit:1 Minute, 50 Second

“Florenzi është një lojtar i fortë. Jam me fat që kam dy mbrojtës të fortë në të djathtë, me karakteristika të ngjashme. Nuk kam vendosur nëse ai do të luajë nesër, do të shohim se çfarë zgjedhje do të bëj për derbin dhe gjithashtu në funksion të Napolit.

Jam i kënaqur me kontributin e tij të përditshëm, brenda dhe jashtë fushës, prandaj mund të flas vetëm mirë për të”.

Kështu foli Stefano Pioli, në prag të ndeshjes Milan-Inter, ndeshjen e parë të Kupës së Italisë. Në fund, trajneri i kuqezinjve vendosi të fokusohet tek mbrojtësi i krahut në pronësi të Romës.

Pas deklaratave të rëndësishme ndaj tij, trajneri vendosi t’i besonte. Një besim i kthyer nga lojtari italian, i cili ka konfirmuar se është një lojtar i rëndësishëm për këtë skuadër.

Florenzi ishte preciz dhe i vëmendshëm prapa, duke i dhënë dorën skuadrës në fazën e mbrojtjes: Ivan Perisic, i papermbajtur në derbin e fundit të kampionatit, u anulua praktikisht nga ish-lojtari i PSG. E mirë ishte edhe shtytja përpara, me një goditje drejt portës që nuk gjeti fat.

Florenzi u largua nga fusha në minutat e fundit të ndeshjes dhe San Siro, plot për këtë rast, e duartrokiti me bindje. Ecuria e mbrojtësit të krahut sigurisht që nuk ka kaluar pa u vënë re.

Futbollisti pas operacionit në gju u tregua i rëndësishëm për Milanin. Paolo Maldini dhe Frederic Massara e kuptuan këtë dhe fjalët e Stefano Piolit, në konferencën për shtyp, tregojnë se ai do t’i besonte me sy mbyllur.

Ndeshja e djeshme për Florenzin është vetëm një konfirmim. Siç u përmend, në fakt, mbrojtësi i krahut të kombëtares prej disa kohësh po jep paraqitje të shkëlqyera.

Afron blerja?

Në mënyrë të pashmangshme, Milani mendon të bleje Alessandro Florenzin. Për ta bërë këtë, klubi kuqezi do të duhet të paguajë një shumë afër 4.5 milionë euro në arkat e Romës. Sigurisht që nuk është një shifër e lartë, por për të rënduar buxhetin do të ishte paga e tij.

Kjo është arsyeja pse përpara se ta bleje atë nga verdhekuqte, Milani do të dëshirojë të gjejë një marrëveshje me Florenzin. Dëshira për të ecur përpara ekziston, por duhet gjetur ekuilibri i duhur!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %