Milani, takim me agjentin e sulmuesit. Lëviz Ricky Massara pasi u refuzua Juventusi

Koha leximit:2 Minute, 0 Second

Skuadra e Parë nuk është shqetësimi i vetëm i drejtuesve të Milanit këto ditë. Një klub si kuqezinjtë, i cili shikon nga e ardhmja dhe tek të rinjtë, nuk do të humbasë kurrë sektorin e tij të të rinjve dhe talentet që dalin prej tij. Ne fakt, edhe nese ato nuk konfirmohen ne ekipin e pare, duhet te perdoren per te rritur kapitalin dhe fitimet ne operacione merkatoje…

Te Milan Primavera së fundmi është vënë re një sulmues i ri, i cili këtë sezon ka shifra mbresëlënëse. Bëhet fjalë për klasën e vitit 2003, Marco Nasti-t, i aftë për të shënuar 14 gola deri tani, 12 në kampionat, një në kupë dhe një tjetër në Ligën e të rinjve. Djali u thirr edhe nga Stefano Pioli tashmë në ndeshjen e fazes se parë kundër Napolit, për shkak të dëmtimeve të Olivier Giroud dhe Ante Rebic.

Ditët e fundit u përfol edhe për një sulm të Juventusit për t’i rrëmbyer lojtarin Djallit, i cili megjithatë nuk ka ndërmend të lëre sulmuesin aq sa ka refuzuar oferten bardhezi ne fund te janarit. Qendërsulmuesi është në fakt një nga notat e pakta të gëzueshme të skuadrës së drejtuar nga Federico Giunti, që këtë vit padyshim që dëshpëron pritshmëritë.

Rossonerët e rinj në fakt janë vetëm në mes të tabelës dhe gjërat ishin edhe më keq disa muaj më parë, aq sa garonin per mbijetesen. Me pas, nje rritje dhe vazhdumeshmeri rezultatesh per kuqezinjte qe tashme duket se e kane marre veten por prap kane luhatje.

Prandaj Milan po lëviz për të bllokuar djalin në kohë dhe për të shmangur surprizat e pakëndshme. Calciomercato.com, përmes Daniele Longo, raporton se ka një takim mes agjentit të 19-vjeçarit dhe Frederic Massara pikërisht tani. Sipas gazetarit, i cili e ka treguar lajmin në llogarinë e tij në Twitter, rinovimi duket i afërt, te pakten deri ne vitin 2025 dhe me rritje rroge.

Ndoshta, duke nisur nga sezoni, Nastin do ta shohim ne grumbullim me ekipin e pare dhe me pas do te vendose Stefano Pioli nese do ta mbaje ose jo, duke qene se mund te huazohet dhe ndjekur rrugen e Colombos.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %