Ministri rus: Shqiptarët në Kosovë u lejuan të shpallin pavarësinë, rusët në Ukrainë jo

Koha leximit:52 Second

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë një konference për shtyp pas takimit me homologun e tij ukrainas ka folur edhe për Krimenë dhe krahinat e tjera separatiste.

Ministri rus e krahasoi çështjen e Krimesë dhe krahinave separatiste me Kosovën, duke iu referuar mbrojtjes që i bëri NATO në vitin 1999.

Sipas tij, situata aktuale në Ukrainë po ndodh për shkak të sjelljes së ndryshme të Perëndimit në vende të ndryshme të Europës perëndimore dhe lindore.

“Perëndimi heshti dhe punoi kundër interesave ruse. Këtë ka bërë dhe me referendumin në Krime. Kur nuk pati dhe një referendum në Kosovë, NATO krijoi një situatë me bom.bardime për të bërë shka.tërrimin e Jugosllavisë”, u shpreh ai para gazetarëve.

“Kur autoritetet lokale shpallën pavarësinë në Kosovë, i gjithë perëndimi, thuajse i gjithë, e përgëzuan dhe e mbështetën si një manifestim të demokracisë dhe lirisë së zgjedhjes”.

“Përse duhet shqiptarët të lejohen që ta bëjnë këtë gjë dhe qytetarët e Krimesë mos ta bëjmë këtë? Shqiptarët u lejuan, u nxitën, u promovuan”, shtoi më tej Lavrov.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %