Miss Ukraina na emocionon, jep deklaratën e saj nga bunkeri (Video)

Koha leximit:1 Minute, 12 Second

Miss Ukraina, Iryna Voloshyna, ka folur në “Shqipëria Live” për situatën në Ukrainë duke thënë me bindje se nuk do të largohet nga vendi.

Në fjalën e saj u shpreh se u largua nga Kievi për të shkuar në pjesën perëndimore ku është më qetësi ndërsa nëna e saj ndodhet në kryeqytet sepse është mjekë.

Në pjesën lindore thotë se situata është e vështirë sepse njerëzit nuk duhet të dalin nga shtëpia dhe nuk i ndihmojnë dot as vullnetarët për t’i furnizuar me ushqime.

“Jo nuk mund të largohemi, thjesht kemi disa bunkerë poshtë shtëpisë. U largova nga Kievi por kam shumë miq në Chernihiv. Jam në pjesën perëndimore të Ukrainës.

“Nuk jam me familjen time tani sepse nëna ime është mjeke dhe duhet të qëndronte në qytet. Njerëzit në pjesën lindore nuk duhet të dalin nga shtëpia, kështu që duhet të qëndrojnë brenda pa ushqime dhe as vullnetarët nuk mund t’i japin ushqim atyre.

“Ne kemi disa vullnetarë që i ndihmojnë njerëzit, kemi plot ndihmë humanitare, kushdo që ka nevojë për ndihmë, e merr por nuk është e lehtë as për tu larguar.

“Është e vështirë për tu larguar sepse rrugët janë të mbushura. Miqtë e mi që u larguan nga Ukraina qëndruan 30-50 orë në kufi. Unë vendosa të qëndroj këtu se kam lindur këtu dhe kam për të vdekur këtu. Jam krenare që jam ukrainase”, tha Iryna Voloshyna. /TCH/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %