Mjekët shqiptarë i dërgojnë letër Putinit me miratimin e BE: Ndaloni!

Koha leximit:39 Second

Federata e mjekëve shqiptarë në botë me kryetaren Aurora Dollenberg nuk ka qëndruar duarkryq në situatën ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.

Ata janë bërë bashkë duke u solidarizuar me kolegët e tyre që janë në front dhe po humbasin jetën në shërbim të vendit.

Ata i kanë dërguar një letër të hapur presidentit Vladimir Putin duke i kërkuar ta ndalë këtë moment të keq.

“I nderuar presidenti Putin, ju shkruajmë nga shoqata e mjekëve shqiptarë në gjithë botën. Pjesë e saj është dhe Rusia.

“Obligimi ynë është të shpëtojmë jetë njerëzish. Bazuar në misionin tonë, por dhe situatat e shumta të ngjashme që kanë ndodhur në Ballkanin Perëndimor.

“President ne ju bëjmë thirrje që të ndalni këtë situatë dhe të mundoheni ta zgjidhni në mënyrë diplomatike”, shkruhet mes të tjerash në letër.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %