
MN: “Afron rinovimi, mungon thjesht firma tani!”
Urimet për Ismael Bennacer për ndeshjen e mrekullueshme të luajtur të dielën në mbrëmje në Maradona kundër Napolit kanë ardhur edhe nga Lega Serie A. Ecuria e algjerianitt ishte thelbësore për arritjen e fitores në këtë sfidë kampionati.
Një paraqitje e nivelit të lartë që i shtohet asaj të bërë ndaj Interit në Kupën e Italisë. Edhe në atë rast, mesfushori i ardhur te Milani nga Empoli kishte qenë shembullor dhe ishte votuar më i miri në fushë nga tifozët e tij.
“Ai ka cilësitë për të qenë një mesfushor komplet”, tha Pioli në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj napolitanëve dhe Bennacer e tregoi këtë duke ndërthurur vrapimin dhe teknikën për të gjitha nëntëdhjetë minutat dhe duke dominuar në mesin e fushës.
Në llogarinë e saj në Twitter, Lega Serie A donte të nënvizonte ndeshjen e shkëlqyer të luajtur nga 25-vjeçari duke e analizuar ndeshjen e tij në një hartë të nxehtësisë dhe duke komentuar: “Çelësat e mesfushës së Milanit janë te tij: Ismael Bennacer. Sasi dhe cilësi në Napoli-Milan”.
Një sërë paraqitjesh pozitive që nuk kanë kaluar pa u vënë re as nga trajneri kuqezi, i cili javët e fundit po i jep gjithmonë hapësirë. Mesfushori algjerian, ndër të tjera, është shumë pranë rinovimit me kuqezinjtë deri në vitin 2026 me rreth 3 milionë në vit, kështu që në të vërtetë mungon vetëm njoftimi, i pritur me ditë.
Dëshmi e faktit se drejtuesit dhe vetë Stefano Pioli po vënë shumë bast për të dhe për cilësitë e tij edhe për të ardhmen, së bashku me agresivitetin e Tonalit dhe karakteristikat e lojtarit që ndoshta do të merret për të zëvendësuar Franck Kessie. Të gjitha pa harruar Yacine Adli dhe Tommaso Pobega.