Monika e bën muhabetin si ‘Përputhen’: Ilir, të kam kam dashur, por ti je tallur me mua

Koha leximit:50 Second

Monika Lubonja dhe Ilir Shaqiri janë përfshirë në një debat brenda “Big Brother VIP”. Nuk është hera e parë, patjetër. Jemi mësuar tashmë.

Aktorja ka folur mjaft keq ndaj Ilirit, duke e akuzuar se ka luajtur me të gjatë gjithë kohës. Sipas saj, ai është tallur me ndjenjat e saj.

“Unë të kam qenë shumë besnike dhe të kam dashur shumë. Ndërsa ti ke luajtur. Ti ke luajtur me mua”, është shprehur Monika, thuajse duke qarë

Nga ana tjetër, Iliri ka thënë se aktores i intereson vetëm gjendja e saj emocionale dhe asgjë tjetër në shtëpinë e Big Brother VIP.

“Rëndësi ka që ti të jesh mirë. Të gjithë ne duhet të na interesojë gjendja emocionale e Monikës. Ne këtu kemi ardhur që Monika të jetë rehat. Ty të ka bërë fajtore loja jote”, i është drejtuar Iliri.

Duket qartë se telashet e kësaj dysheje nuk kanë të sosur. Monika kujton se është te “Përputhen”, kurse Iliri mendon se është duke ndarë tokat tek Ardit Gjebrea.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %