Mos vallë Top Channel sapo na zbuloi banoren e dytë në Big Brother VIP 2?

Koha leximit:58 Second

Pak ditë para finales së madhe të Big Brother VIP më 18 shkurt, në emisionin “Goca dhe Gra” u vendos një bast mjaft interesant.

Basti kishte të bënte pikërisht me fituesin e edicionit të parë të këtij programi kaq shumë të ndjekur. Parashikimet nuk ishin edhe aq të sakta.

Dy pretendentët kryesorë për ta fituar ishin Donaldi dhe Iliri, kështu që Dalina Buzi nuk ia doli. Ajo humbi duke shprehur preferencë për Donaldin dhe Armina fitoi bastin, pasi tha emrin e Ilirit.

Në emisionin e fundit ato sërish kanë vendosur një bast, ku ajo që humbte do t’i jepte një darkë tjetrës, gjë thjesht miqësore.

Dalina vendosi që ajo darkë të bëhej brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ku edhe mes batutash ajo e ka pyetur atë nëse do të futej në ediconin e dytë.

“Më kanë thënë, patjetër. Jo, nuk po e mendoj, vetëm se kam hallin e punës”, është shprehur Armina, duke iu referuar faktit se nuk mund t’i lërë pezull punët.

“Kam edhe një problem tjetër. Jam vajzë e qetë. Nuk kam probleme me askënd. Aty duhet të bësh debat, të kesh diskutime me miqtë e tjerë të shtëpisë”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %