MOVIOLA | Skriniar përqafon Giroud brenda zone, arbitri Mariani bën me shenjë “vazhdo”. A ishte penallti? (VIDEO)

Koha leximit:57 Second

Jemi në një fazë vendimtare të sezonit dhe Milani zbriti sonte në fushë në Kupën e Italisë në Derbin kundër Interit në ndeshjen e parë gjysmëfinale.

Ka shumë polemika arbitrare sidomos pas asaj që ndodhi ndaj Udineses: goli i Udogie ndezi edhe Piolin dhe Maldinin, të cilët deri më tani nuk kishin folur asnjëherë për arbitra dhe incidente, edhe pas atij të bujshëm ndaj Spezias.

Debati do të vazhdojë edhe pas ndeshjes së sotme për një episod të destinuar të shkaktojë diskutime.

Po flasim për ndërhyrjen e Skriniar ndaj Giroud që nuk u vleresua si penallti nga arbitri Mariani.

Nga pamjet nuk duket se ka dyshime por arbitri nuk ka parë asgjë dhe as VAR-i nuk e ka rikthyer atë. Ka kaq shumë dyshime dhe ashpërsia duket e qartë…

Mbrojtësi nuk e shikon kurrë topin dhe shkon drejtpërdrejt te francezi. Episodi rishikohet vetem në fund të ndeshjes por në rrjetet sociale tifozët janë tërbuar për një zgjedhje që, e përsërisim, është e destinuar të shkaktojë shumë diskutime.

Më poshtë është një imazh i palëvizshëm i cili, megjithatë, nuk e qartëson plotësisht dinamikën e faullit…

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %