
Mukades Erebara, një nga balerinat më të njohura Shqiptare dhe nëna e Ilir Shaqirit, vallëzon me të birin në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit
Emocione pa fund për Ilirin dhe publikun, Inva Mula këndon dhe Iliri vallëzon me nënën e tij në skenën ku ka hedhur hapat e para të kërcimit. Inva pati fjalë të mrekullueshme për Ilirin.
Por fjalët më të mrekullueshme ishin për nënën e Ilirit, balerinën Mukadez Erebara. Ajo i ka dhënë magji asaj skene në kohën e saj. Lot për Ilirin dhe të gjithë të pranishmit.
Mamaja e Ilir Shaqirit, ka qenë dhe vazhdon të jetë pedagoge e baletit, dikur në Tiranë dhe sot në Romë, në Akademinë e Ilir Shaqirit.
Kujtojmë një ndër baletet, që ajo ka interpretuar, ‘Bijtë e peshkatarit”, ku “Artistja e Merituar” Mukades Erebara ka interpretuar në rolin e Mirës. Ajo është një ndër balerinat më të suksesshme të Teatrit të Operas dhe Baletit.
Ajo i përket brezit të parë të balerinëve, që dolën nga shkolla jonë koreografike. Ajo ka qënë soliste e trupës së baletit që nga viti 1964.
Me një karrierë të gjatë për mëse 35 vitesh, ku ka lënë artin e saj, rolet që mbesin edhe sot model për klasin e lartë të interpretimit. Iliri nuk mund të ndihej më i lumtur se kaq këtë mbrëmje.