Nafta nuk ulet, ministria: Ecni në këmbë, mos blini bukë me makinë

Koha leximit:1 Minute, 29 Second

Pavarësisht situatës në Ukrainë, kryeministri Edi Rama deklaroi se plani i qeverisë për të rritur pagat për disa kategori të caktuara ende nuk është ndikuar.

Në një konferencë për mediat, kreu i qeverisë theksoi se pozicionimi i Shqipërisë krah Ukrainës është një zgjedhje për të qëndruar pranë interesave tona strategjike.

“Rritja e pagës minimale, patjetër; zero taksë mbi rrogën 400 mijë lekë; patjetër; përgjysmimi i taksës deri në 500 mijë lekë, patjetër; mbajtja e biznesit të vogël me zero taksë, patjetër; rritja e pagave për mësuesit, mjekët, ushatrakët dhe për të gjitha kategoritë e tjera siç është përcaktuar, patjetër. P

or të gjitha këto, me ndihmën e Zotit. Kemi zgjedhur t’i përkasim një fronti shtetesh ku jeta e sjell që në ditë të këqija na duhet të bëjmë sakrifica. Nuk kemi zgjedhur të jemi një shtet neutral.

Me plot të drejtë, jemi pozicionuar aty ku duhet për interesat tona strategjike si popull, si komb, si shtet. Kjo vjen me kosot. Sot jemi pjesë e një fronti, jo drejtpërdrejtë, por me të gjitha këto që ne po flasim.

Solidariteti me Ukrainën është vetëmbrojtjeje e pastër për të mos lejuar që ajo që ndodh atje të vijë dhe këtu, e të infektojë të gjithë botën tonë. Po e mban qeveria në kurriz çmimin e energjisë.”

Sa i përket krizës energjetike, ministrja Belinda Balluku bëri me dije se shqetësuese nuk është çmimi, por mungesa e kapaciteteve prodhuese në treg.

“Çmimi është një hall shumë i madh, por e mban në kurriz qeveria shqiptare. Duhet të konsumojmë më pak, mos të marrim makinën për të blerë bukën apo cigare te cepi i rrugës, por të ecim me këmbë.

“Duke qene se është një produkt që tregtohet në shtet nga privatët. Nëse hiqet taksa nga nafta, do ta paguani te DPSHTRR.”

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %