Nafta të premten arrin çmimin më të lartë! Flet drejtuesi i Shoqatës së Hidrokarbureve

Koha leximit:45 Second

Nafta nuk ka ndërmend të ndalet. Luigj Aliaj, drejtuesi i shoqatës së hidrokarbureve, e ka paralajmëruar diçka të tillë në daljen televizive në Top Channel.

Ai paralajmëroi se pronarët e karburanteve kanë marrë furnizimet e reja dhe do të ketë sërish rritje nafte, pasi nuk kanë mundësi të tjera.

“Pronarët e kompanive nuk kanë se çfarë bëjnë. Janë bizneset që falimentojnë më shumë në Shqipëri, pse nuk e shihni në këtë këndvështrim?”

“Nuk kemi se çfarë bëjmë, duhet të rrisim naftën. Nuk kemi se çfarë bëjmë, përndryshe falimentojnë totalisht me të gjithë”, – tha ai.

Burimet tona bëjnë me dije se nafta do të rritet sërish. Ditën e premte pritet që nafta të shkojë në 280 lekë për litër. Pra, rritje super e ndjeshme.

Shifër që nuk është imagjinuar më herët në tregun kombëtar. Nesër do të ketë protestë para sheshit “Skënderbej”, në lidhje me çmimin e naftës, në orën 17:00.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %