Napoli-Milan, nga Pioli-Spalletti te Theo Hernandez dhe Lozano: merkato e kryqëzuar në vitet e fundit!

Koha leximit:2 Minute, 17 Second

Sonte në stadiumin Diego Armando Maradona përballen Napoli dhe Milani, një përballje direkte për Scudetton. Azurrët vijne nga fitorja ndaj Lazios, ndërsa kuqezinjtë barazuan ndaj Udineses javen e fundit të kampionatit.

Stefano Pioli gjatë karrierës së tij nuk e ka mposhtur kurrë Luciano Spallettin, trajnerin me të cilin Milan ishte përpjekur të nënshkruante përpara se të zgjidhte teknikun aktual…

Shumë do të kujtojnë se, pasi Marco Giampaolo u shkarkua, drejtuesit u përpoqën të merrnin trajnerin toskan, i cili ishte ende nën kontratë me Interin. Asgjë nuk ndodhi pasi Interi nuk pranoi qe te shlyente dy rroga te trajnerit Spalletti dhe keshtu bisedimet ngecen…

Por ky nuk është i vetmi kryqëzim i merkatos që mund të gjejmë në ndeshjen sonte Napoli-Milan. Dy klubet vitet e fundit janë përballur edhe me njëri-tjetrin për të siguruar disa lojtarë.

Në verën e vitit 2019, Milan bëri bujë të madhe duke siguruar Theo Hernandez nga Real Madridi me një investim total prej rreth 21 milionë euro. Blitz-i i Paolo Maldinit në Ibiza ishte thelbësor, ku ai takoi mbrojtësin francez dhe e bindi të bashkohej me projektin kuqezi.

Nga AreaNapoli.it shkruajne se Napoli kishin gjetur marrëveshje me Realin por lojtari preferoi të transferohej te Milani.
Në të njëjtën verë, Milani ishte përpjekur të merrte Hirving Lozanon, i cili luante te PSV Eindhoven dhe konsiderohej një përforcim ideal. Vetë Maldini deklaroi se anësori meksikan ishte një objektiv, por preferoi të transferohej te Napoli i atëhershëm i trajnerit Carlo Ancelotti. Marrëveshje prej rreth 38 milionë euro.

Duke folur për repartet ofensive, Rafael Leao pati mundësinë të vishte edhe fanellën blu. Ishte gjithmonë verë 2019 dhe drejtori sportiv Cristiano Giuntoli kishte menduar edhe për të. Por ishte Milan ai që rrëmbeu talentin portugez nga Lille.

Leao te LOSC u zëvendësua nga Victor Osimhen, i cili në janar 2019 ishte lidhur shpesh me klubin kuqezi. Ishte në pronësi të Wolfsburgut, por kishte shkelqyer ne Belgjikë me Charleroi. Klubi belg e bleu atë dhe më pas e shiti te Lille, e cila në vitin 2020 më pas e shiti te Napoli për mbi 70 milionë euro!

Nuk duhet harruar Zlatan Ibrahimovic, i cili u kthye në Milano në fillim të vitit 2020 vetëm sepse Napoli e kishte shkarkuar Ancelottin dhe transferimi i tij te blu nuk u realizua pavarësisht një marrëveshjeje të mëparshme.

Më në fund, është André Zambo Anguissa, për të cilin Milani kishte menduar midis janarit 2021 dhe verës së ardhshme. Në fund, Paolo Maldini dhe Frederic Massara fillimisht morën Soualiho Meite në huazim nga Torino dhe më pas Tiemoué Bakayoko nga Chelsea.

Mesfushori kamerunas u transferua te Napoli, i cili bëri një transaksion të shkëlqyer me një huazim të kushtueshëm (500 000 euro) me të drejtë riblerje (15 milionë euro).

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %