Ndahet nga jeta shkrimtari Bardhyl Londo, në moshën 74-vjeçare

Koha leximit:1 Minute, 3 Second

Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur shqiptar Bardhyl Londo, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Prej dy muajsh ishte i shtruar në spitalin Onkologjik në Tiranë. Gjatë 10 ditëve të fundit për shkak se situata e tij ishte përkeqësuar, është mbajtur në reanimacion, por nuk ka mundur ta fitojë betejën me sëmundjen!

Bardhyl Londo lindi në vitin 1948 në Përmet. Studioi për gjuhë dhe letërsi në Universitetin e Tiranës. Pas mbarimit të fakultetit, ai punoi për disa vite mësues në Përmet dhe më pas për gazetën letrare “Drita”.

Për disa kohë ka qënë kryetar i “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve” (LSHA). Krijmtaria e tij letrare përfshin 8 vëllime me poezi si edhe disa romane. Është fitues i çmimit “Migjeni”.

Disa nga veprat e tij janë “Krisma dhe trëndafila”, “Hapa në rrugë”, “Emrin e ka dashuri”, “Si ta qetësoj detin”, “Ditë njerëzore”, “Shën Shiu”, “Jeta që na dhanë”.

Duke ruajtur një profil neutral, Londo arriti të krijonte profilin e një poeti dhe intelektuali të shkëputur nga koha. Ai ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve pikërisht në vitet e ndryshimit të sistemeve në vend, duke bërë kalimin nga një kohë në tjetrën, të një institucioni, që për gati gjysmë shekulli kishte qenë zëri i propagandës së komunizmit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %