Ndodh në Durrës: hajduti kapërcen banakun dhe vjedh celularin (video)

Koha leximit:52 Second

Një person ka arritur të vjedhë një telefon në mes të ditës në një furrë buke në Durrës. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, 9 mars në afërsi të Pallatit të Sportit.

I pamaskuar dhe i pashqetësuar nga kamerat e sigurisë, ai ka hipur mbi dritare dhe ka arritur të marrë telefonin, që ndodhej në karikim. Shitësja e ka parë por nuk ka arritur ta ndalojë.

Ky nuk është rasti i parë dhe as i fundit që bëhen vjedhje të tilla në mes të ditës, jo vetëm në Durrës, po kudo në gjithë Shqipërinë.

Nuk e dimë i kujt është faji kryesor, por përditë dëgjojmë raste të tilla, ku të rinj si puna e këtij djalit në Durrës kryejne vjedhje kryesisht celularësh, portofoolësh etj.

Aq keq jemi katandisur si shoqëri, saqë djem të rinj, që me siguri nuk punojnë, dhe e nxjerrin jetesën e tyre duke vjedhur sa andej-këtej.

Ndoshta duhet dënime më të ashpra për vjedhje të tilla, që autorët të marrin frikë dhe të reduktohet disi i akteve të tilla.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %