“A do e pranosh humbjen?” Pyetja e Einxhelit dy ditë para finales e lë gafil Donaldin

Koha leximit:1 Minute, 42 Second

Donald Veshaj gjithmonë e ka paraqitur veten si djalë i fortë, me vetëbesim, sypatrembur dhe i shkathët. Ai nuk i ka fshehur emocionet dhe as lotët, por ka ruajtur staturën e një djali tipik nga Vlora, që nuk ia ha qeni shkopin dhe pranon të gjitha vështirësitë me gjoksin përpara.

Kështu është dukur, në fakt, edhe gjatë lojës së tij në Big Brother VIP, aty ku qëndroi për 4 muaj me radhë dhe ia doli të shkonte deri në finalen e 18 shkurtit.

Gjërat ndryshuan vetëm pasi mori vesh se nuk ishte ai fituesi i këtij edicioni, por rivali i tij i përbetuar, balerini Ilir Shaqiri, i cili mori në shtëpi 100 mijë euro.

Po t’i hedhësh një sy një videoje të datës 16 shkurt, kupton se Donaldi ndryshe ka folur në shtëpi, ndryshe ka vepruar jashtë saj. Einxhel në një moment e ka pyetur, nëse do ta kontestonte vendimin e publikut në rast humbjeje.

“Normalisht që do mërzitesha, por nuk do kontestoja. Jo, nuk jam ashtu tipi unë. Një gjë që nuk më takon, nuk më takon, kaq. Jam rritur me frymën që fitimtari nuk komentohet. Edhe në futboll, jo po e mori me kështu, jo po ashtu. Stop! Iku, e mori, kaq. Fituesi nuk komentohet”, ka qenë përgjigjja e aktorit.

A ka vlerë kjo përgjigje e tij sot? Jo, sepse Donaldi nuk ka pranuar të rikthehet në Top Channel, aty ku dje u regjistrua emisioni “Post Big Brother VIP”. Në media raportohet se ai i ka prishur marrëdhëniet me drejtueset e televizionit, duke refuzuar kategorikisht bashkëpunimet e mëtejshme.

Një reagim i tillë nuk është i papritur në Shqipëri, sepse jemi mësuar prej tri dekadash ta shohim në politikë (dhe jo vetëm), por prej Donaldit prisnim më shumë sportivitet. Në fund të fundit, është artist dhe e mposhti një artist.

Einxhel në këtë video doli vërtet një fallxhore, ashtu si është quajtur gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP. Ajo bëri fiks pyetjen e duhur, duke e parashikuar se Donaldi do të binte me këmbët e veta në rast humbjeje.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %