Në pranverë përfundon pandemia, Alimehmeti: Të hiqen kufizimet

Koha leximit:1 Minute, 0 Second

Pas dy vitesh mes sëmundjes dhe kufizimeve, pritet të kthehet jeta e mëparshme. Pranvera e këtij viti do të shënojë fundin e pandemisë së koronavirusit.

Dobësimi i valës “Omicron” ka filluar të ndihet dhe më e dukshme do të jetë në mars. Por vendimi për shpalljen e endemisë nuk është më çështje e mjekësisë.

“Pandemia nis gjithmonë me një problem, me një patogjen, por mbaron gjithmonë si një normë sociale dhe politike”, thotë për A2 CNN epidemiologu Ilir Alimehmeti.

“Mendoj që në pranverë, shumë nga shtetet por edhe OBSH mund të caktojë të deklasifikojë situatën jashtë fazës akute. Patjetër do të kemi raste dhe vatra. Fundin do e prekim që në mars, se ne po shohim që shifrat po bien që në shkurt”.

Për epidemiologun Alimehmeti, Shqipëria duhet të heqë edhe zyrtarisht masat anti-Covid, vendim që po e shqyrtojnë të gjitha shtetet. “Qartësisht asnjë shtet nuk e ndalon dot transmetimin e këtij virusi. Dielli nuk mbulohet me shoshë, prandaj masat qartësisht nuk kanë vlerë, por bëjnë dëm nga ana sociale dhe ekonomike”, thotë ai.

Specialistët thonë Sars-Cov-2 nuk do të zhduket edhe për disa kohë, por imuniteti natyral dhe ai përmes vaksinës ndihmojnë që sëmundja të kalohet më lehtë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %