Në Shqipëri i hedhin në kanal se nuk shiten, fermerët e Korçës i falin mollët për Ukrainën

Koha leximit:50 Second

Fermerët e zonës së Korçës janë shprehur të gatshëm, që mollët e pashitura të cilat po u kalben dita-ditës, t’i dhurojnë për Ukrainën.

Pavarësisht rritjes së çmimeve të produkteve bazike, shumica e fermerëve të Korçës, prodhues të patates, qepës dhe mollës vazhdojnë të shesin lirë. Më saktë, nuk kanë ku shesin.

Në shumë raste ata tregtojnë me çmime të papërfillshme për shkak të mungesës së tregut apo ashtu siç ndodh përherë edhe i hedhin prodhimet e tyre në kanale.

Në fshatin Zverinë, një prej prodhuesve kryesore të këtyre kulturave, molla, ka mbetur në magazina dhe prodhuesit e shesin atë me 3 lekë, por askush nuk e blen.

Prodhuesit e qepës këtë vit kanë mundur të shesin më shumë dhe me çmim të arsyeshëm për ta, por shqetësim mbetet rritja e çmimit të naftës dhe plehrave kimike.

Prodhimi i vitit të kaluar nga këta fermerë mbetet ende në te njëjtat çmime ndryshe nga sa ndodh me produktet e importit. Gjesti i tyre është domethënës. Respekt për Zverinën!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %