Në shtëpinë e Big Brother nis emisioni i ri! Prezanton Xhemi Shehu, në skenë Ermal Mamaqi

Koha leximit:1 Minute, 3 Second

Nuk ka më enigma për rikthimin e Xhemi Shehut në televizion. Moderatorja e njohur do të vijë me një emision të ri, ku do ta prezantojë krah Salsanos.

Emisioni mban titullin “Qesh mirë kush qesh i fundit”. Salsano më herët ka thënë se programi është diçka komplet ndryshe nga çfarë kemi parë më përpara. Ermal Mamaqi sot ka sjellë disa pamje nga ky emision ku shihet Xhemi, Salsano e disa aktorë duke u përgatitur.

Nga pamjet shihet se skena do të jetë një koncept shumë ndryshe, pasi duket si një shtëpi ku mesa duket do të zhvillohen skeçet e humorit. Emisioni do të nisë në 8 mars ora 21:00. Kjo shtëpi është ajo që u përdor për Big Brother VIP.

Përkundër rikthimit me një projekt të ri nën logon e Top Channel, të paktën edhe për një kohë, Xhemi Shehu nuk do jetë në moderimin e programit të humorit “Portokalli”.

Para dy vitesh ajo shprehej se “nuk ka ndërmend të heqë dorë asnjëherë dhe nëse do të ndodhte kjo, atëherë do të largohej edhe nga televizioni”.

I urojmë punë të mbarë Xhemit! Edhe Salsanos, sepse tani e tutje do e ndjekim me kërshëri emisionin e tyre më të ri. E dimë që tani që suksesi do jetë i sigurt.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %