
Nedved sfidon Milan, Inter dhe Napoli mbi Scudetto. Allegri: “Nuk ndryshoj mendje, ja me sa pikë fitohet”
Lufta për kampionatin tani është më e hapur se kurrë. Prej disa kohësh nuk kemi parë një betejë kaq të ashpër në krye të renditjes në Serie A.
Është gjithashtu e vërtetë, megjithatë, se në ndeshjet e fundit u duk se tre skuadrat në podium thuajse donin t’i shpëtonin fitores së titullit. .
Sarkazmë, sigurisht. Por është absolutisht e qartë se Milani dhe Interi kanë pësuar një ngadalesim në daljet e tyre të fundit. Dy barazime për kuqezinjtë dhe dy barazime dhe një humbje për zikalterit.
Ndërsa Napoli u rikthye te fitorja në ndeshjen e fundit të ligës kundër Lazios – një sukses që i lejoi Azzurrit të rifitonin pozicionin e tyre si lider në pikë të barabarta me Milanin.
Mundësitë e arta u shpërdoruan nga dy milanezët, pikë të humbura në rrugë që mund të kishin përfaqësuar një “arratisje” domethënëse në funksion të Scudettos. Por ka edhe më shumë, sepse pengesat e dy milanezëve të mëdhenj kanë lejuar afrimin e një Juventusi të nisur drejt hakmarrjes.
Deri vonë, do të kishim thënë se bardhezinjte ishin gjithashtu në rrezik për të hyrë në Ligën e Kampionëve të UEFA-s. Por merkato e janarit i dha një tronditje të fortë klubit torinez!
Nedved: “Po afrohemi”
Pas rezultateve negative të Milanit dhe Interit, Juventusi i Massimiliano Allegrit kaloi në minus pesë pikë nga Interi dhe në minus shtatë nga Milani e Napoli.
Distancat janë ulur ndjeshëm dhe ka nga ata që janë gati të vënë bast se Juve është afër rikthimit në luftën e kampionatit.
Pavel Nedved, nënpresident dhe flamur i klubit të Juventusit, u kërkua për një mendim për këtë çështje. Ish-mesfushori ka folur për Mediaset Infinity. Nedved ndoshta ka ndryshuar mendje për shanset e bardhezinjve për të luftuar për titullin e sezonit.
“Scudetto? Pas Atalantës do të isha përgjigjur se është e pamundur për Juventusin të luftojë për këtë qëllim. Por më pas të parat u ngadalësuan pak dhe ne po afrohemi.
Megjithatë, synimi ynë duhet të mbetet për të hyrë në katër vendet e para, nuk jemi ende aty për Scudetton, duke pasur parasysh fillimin e keq të këtij viti.
Sakaq, Allegri nuk eshte dakord dhe rithekson: “Nuk jemi ne gare! Shanset per ta fituar jane 84-85 pike, keshtu e parashikoj…”