Nën tingujt e çiftelisë, Vera Ora jep një mesazh në shqip! “Je e bukur nënë”, reagon Rita Ora

Koha leximit:49 Second

Të gjithë e njohim si nëna e artistes shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Orës. Por, Vera Ora prej vitesh është psikiatre dhe ka punuar në NHS (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar).

Duke qenë se është aktive dhe mjaft e ndjekur në rrjete sociale, ajo ka bërë një postim të radhës përmes të cilit bën thirrje që të mos anashkalohet shëndeti mendor.

Ajo shfaqet me një kostum elegant e të bukur, bashkë me një çifteli në dorë, ndërsa mban një interpretim të shkurtër në gjuhën shqipe.

“Shokë dhe shoqe kudo që jeni, ejani së bashku të përparojmë, shëndetin mendor mos e anashkaloni, është e vetmja mënyrë që të përparojmë”, kanë qenë fjalët e Orës.

Ndërkaq, komentet kanë qenë të shumta në mesin e tyre edhe një i Ritës ku thuhej, “Je e bukur nënë”. Njerëzit janë kënaqur tejmase me këtë komunikim.

Vera gjatë gjithë periudhës së pandemisë ka qenë e zëshme duke folur për shëndetin mendor e duke dhënë këshilla të ndryshme.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %