“Nëse e di, e di…” Postimi social është elokuent: e ardhmja kquezi? – FOTO

Koha leximit:1 Minute, 13 Second

Mediat sociale janë tashmë një burim i rëndësishëm informacioni, edhe në fushën e futbollit. Gjendja shpirtërore dhe mesazhet e protagonistëve mund të interpretohen si të dhëna për të ardhmen.

Kështu mund të lexoni një histori në Instagram të postuar nga një futbollist i cili ndodhet prej disa kohësh në fokusin e kuqezinjve dhe e ardhmja e të cilit është ende e paqartë.

Fjala është për 22-vjeçarin holandez Noa Lang, një yll i ri i futbollit europian mbi të cilin ka sytë Paolo Maldini…

Prandaj është e pamundur të mos i kushtosh vëmendje historisë në Instagram të të riut që është në makinë duke dëgjuar një këngë që mban emrin e drejtorit sportiv kuqezi: “Maldini – FUND, Ertu”. Brenda rrëfimit është edhe komenti i djalit: “Nëse e di, e di..!”.

Një tezë që mbështetet edhe nga fakti se në mëngjes Tuttosport foli për mesfushorin sulmues si një objektiv të mundshëm të kuqezinjve.

Gazeta nuk harron te permende edhe Malinovskyi dhe playmakerit të Empolit, Nedim Bajrami. Lang ishte me i perfoluri ne vere duke ditur se agjenti i tij i dergoi sinajle klubit kuqezi.

Në verë, Djalli do të përpiqet te afroje një lojtar me ato karakteristika dhe numri 10 i Club Bruges është sigurisht një profil për t’u mbajtur nën vezhgim.

Lang ka një çmim rreth 25 milionë euro, pak lart, por qe per nje lojtar me prespektiven e tij – që këtë vit e ka shfaqur edhe në Champions League – do te ishte krejt normale!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %