“Nëse Leao e gjen atë gjë, do bëhej një nga lojtarët më të fortë që ka kaluar në Milanello në 15 vitet e fundit”

Koha leximit:1 Minute, 58 Second

Siç raporton portali zyrtar i Lega Serie A, mes kuqezinjve me të paktën një gol të shënuar si në kampionatin 2020/21 ashtu edhe në atë 2021/22, Rafael Leao është i vetmi lojtar i Milanit që është përmirësuar tashmë në aspektin e golave ​​në krahasim me sezonin e kaluar (tetë gola këtë vit kundër gjashtë në Serie A të fundit).

Sulmuesi portugez eshte teper i rendesishem per lojen e Stefano Piolit dhe shfrytezimi i tij behet bazik, por nuk eshte dakord me kete trajneri Giancarlo Camolese qe ka keshilluar skuadren kuqezi:

“Nuk duhet ta bëjmë këtë gabim per t’u mbeshtetur vetem pas Leaos! Ka edhe te tjere qe duhet te aktivizohen me shume dhe te jene te pergjegjsehm per lojen kuqezi.

Eshtë në dorën e trajnerit të shfrytëzojë se kush është më mirë, por varietetet duhet të ndërtohen mirë. Mendoj se Pioli ne kete aspekt duhet te punoje me shume”.

Nderkohe, Peppe Di Stefano, i cili foli për Sky Sport 24, foli për Rafael Leaon si më poshtë: “Leao është një lojtar që këtë vit ka ndryshuar komplet marshin në krahasim me sezonet e mëparshme.

Ai kishte numra të ndryshëm, kishte të njëjtën perspektivë por brenda ekipit pati një ndikim krejtësisht tjetër. Ai ka luajtur në 8 ndeshje të mëdha këtë vit, Milani ka fituar 5 prej tyre me të në fushë dhe nuk ka humbur kurrë.

Rafa ka shenuar 3 gola në këto ndeshje dhe kjo nuk është e parëndësishme. Milani ishte pak i lumtur për paraqitjet e Leaos sepse  nuk ishte i vazhdueshem dhe ai nuk ishte lojtari qe Milani mendonte se kishte marre dy vjet e gjysme me pare.

Tani Leao ka ndryshuar dhe kete e dine shoket e ekipit, tifozet dhe drejtuesit. Por, po nis ta kuptoje edhe vete Rafa. Po flasim per futbollistin me shperthyes ne Serie A, me një fizik të jashtëzakonshëm.

Ai nuk është një sulmues i zonës së penalltisë, ose të paktën nuk i pëlqen vetëm të shënojë gola, ai pëlqen driblimin, i pëlqen të prekë topin shumë herë.

Vetëm ende ka pak vazhdimësi, dhe nuk është një banalitet: nëse do ta gjente vazhdimesine do të bëhej një nga lojtarët më të fortë, për mendimin tim, që ka kaluar nga Milanello në 15 vitet e fundit.

Ai ka karakteristika të ndryshme nga të tjerët, padyshim që do të jetë ndër protagonistët në San Paolo”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %