
Nesër është Shën Valentini, Luana Vjollca ka një mesazh për burrat
Nesër të dashuruarit festojnë. Shën Valentini apo festa e të dashuruarve po bëhet çdo vit e më popullor, duke iu dhënë çifteve një ditë speciale për të shprehur në mënyrë paksa më të veçantë dashurinë se ditët e tjera. Qoftë kjo përmes fjalëve, dhuratave apo surprizave të ndryshme.
Kështu, sot Luana Vjollca u ka bërë thirrje burrave që e ndjekin që nesër të surprizojnë të dashurën apo gruan me çfarëdo që kanë mundësi.
Teksa ka postuar një foto ajo shkruan: “Hey ti që po e shikon, sigurohu që nesër të surprizosh të dashurën/gruan tënde me çfarëdo që ke mundësi. Vajzat duhet të jenë të lumtura!”
Meqë ra fjala te Luana Vjollca, gazetarja Rudina Demneri, e njohur për publikun si Paloma, ka treguar pa doreza se cila është vajza që ka frikë që t’i afrohet burrit të saj.
E ftuar në emisionin E diell në Top Channel, së bashku me bashkëshortin e saj Alandin, Paloma ka thënë se është ndjerë xheloze për Luanën.
Kjo ka ndodhur kur kjo e fundit ka shkuar në studion e tij muzikore, ndërkohë që ka shtuar se moderatorja është shumë e burku dhe çdo femër do të ishte xheloze për Luanën.