Katërshja e finalistëve u kompletua. Fituesi është mes tyre

Koha leximit:56 Second

Sonte u votua për të zgjedhur edhe dy finalistët e fundit. Ishin në garë Donaldi, Einxhel, Monika. Donaldi pritej të zgjidhej si finalst, surpriza ishte mes Einxhel dhe Monikës.

Monika e futur që në fillim më 5 Tetor, dhe Einxhel 1 muaj më vonë. Të dyja i kanë dhënë dinamika të forta shtëpisë. Einxhel më shumë, pasi ka shkaktuar debate të forta që përfshinë tema bisede edhe jashtë, nëpër emisione televizive.

Monika nga ana tjetër ngeli e vetmja pa një dhuratë të rëndësishme siç e morën banorët e tjerë nga Vëllai i Madh. Por ajo nuk mori dot as vendin në finale.

Finalistët janë Iliri, Beniada, Donaldi dhe Einxhel. Fituesi është mes tyre. Monika la shtëpinë e Big Brother menjëherë. Udhëtimi i saj 4 mujor përfundoi këtu.

Se kush do të fitojë, këtë nuk e di askush. Dy finalistët e parashikuar nga publiku deri tani rezultojnë një aktor dhe një koreograf, Donaldi dhe Ilir Shaqiri.

Banorët e kanë nisur aventurën e tyre në Big Brother VIP që më datë 5 tetor. Se si kanë duruar deri tani, vetëm ata e dinë. Iu lumtë dhe fitoftë më i miri.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %